Ilir Panda

Ilir Panda zgjidhet zëvendës kryetar i Gjykatës së Lartë me 25 vota

16 Nëntor 2023, 15:56| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 16:08

  • Share

Gjykata e Lartë ka zhvilluar sot procedurën për zgjedhjen e zëvendës kryetarit të institucionit.

Në përfundim të mbledhjes, në postin e zv.kryetarit të Gjykatës së Lartë, u zgjodh Ilir Panda i cili mori 25 vota pro. 

“Referuar kërkesave të nenit 26, pika 3 të Ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në R.SH.” si dhe të vendimit Nr. 7, datë 21.12.2018 “Rregullore për miratimin e rregullave për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të gjykatave” të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas procesit të verifikimit të përmbushjes së kritereve ligjore për kandidaturën e paraqitur, në prani të gjyqtarëve dhe të ndihmësmagjistratëve të komanduar dhe me të drejtë vote, Mbledhja e Përgjithshme vijoi me kryerjen e procedurës së votimit. Në përfundim, Z. Ilir Panda, rezultoi i zgjedhur me 25 vota, si zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë”- njofton institucioni gjyqësor. 

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?