Ilir Meta dhe Spartak Braho

Politikë

‘Ilir Meta s’ka bërë as rrugën e fshatit të tij’! Spartak Braho: Nëse do fitoj, do merrem vetëm me rrugën Berat-Skrapar

5 Prill 2021, 20:59| Përditesimi: 5 Prill 2021, 21:06

  • Share

TIRANË- Ndërsa akuzoi Ilir Metën se nuk ka bërë as rrugën e fashatit të tij, Braho është shprehur se qëllimi i tij do të jetë restaurimi i rrugës Berat-Skrapar, nëse do të jetë fitues në zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë prezantimit që i bëri Erion Veliaj për fushatën elektorale, Braho tha se Skrapari ka nxjerrë numër rekord deputetësh. Braho tha se ka 3 dëshmorë në familje, ka qenë gazetar e gjyqtar është përballur edhe me akuzat e Berishës, i cili e konsideronte prokuror i krimit. Braho u shpreh se i ka fituar të gjitha gjyqet me ish-kryeministrin, përveç njërit ku ka humbur 100 mijë lekë të vjetra.

 “Presidenti nuk ka bërë as rrugën e fshatit të tij. Nëse do fitoj, do merrem vetëm me rrugën Berat- Skrapar. Skrapari ka nxjerrë numër rekord deputetësh. Unë kam 3 dëshmor në familje dhe kemi pasur çeta partizane. Unë kam qenë gazetar. Kam punuar edhe si gjyqtar. Berisha më thoshte prokurori i krimit. U hodh baltë mbi figurat e luftës të ushtrisë partizane dhe kjo më revoltoi pa masë. Kam qenë në gjyqe me Berishën dhe vetëm një kam humbur, 100 mijë lekë të vjetra”, tha Braho.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Komi: 06/04/2021 03:35

    Sipas Spartakut kur ke pushtet rregullon fshatin tend. Aq monster eshte sa rrugen e pare me asfalt do e beje per fshatin e tij, Gradec, te dyten per fshatin e don Lazes dhe te tretin per ate te Rames qe.asnje se di.nga bie. Derr i felliqur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?