Ilir Meta si nacionalist, puth flamurin dhe flet për ‘Parti të Referendumit': Sovraniteti në Shqipëri i përket popullit

25 Korrik 2022, 12:39| Përditesimi: 25 Korrik 2022, 12:43

  • Share

1658745633_2950674696003290714623326406517458524389412n1.jpg

Me një ligjërim nacionalist, Ilir Meta ka nënvizuar sërish përmes një postimi në Faqcebook, se nuk është rikthyer për të rimarrë drejtimin e LSI. Ai ka thënë se ‘Partia e Referendumit’ na pret.

“Drejtimin e LSI e lashë me vullnet të lirë para 5 viteve për arsye të rrethanave, që u krijuan në vend. Nuk u riktheva sot për të rimarrë drejtimin e kësaj partie, por për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit, pjesë e të cilit ka qenë edhe LSI në ato momenten, si dhe për t'u bashkuar të gjithë së bashku në triumfin e mesazhit të 2 marsit: Sovraniteti në Shqipëri i përket popullit.  Kjo do bëhet e mundur në mënyrë të padiskutueshme.  Partia e referendumit na pret!  Kjo zgjidh çdo problem, nga oligarkët te kapja e shtetit. Referendumi do të jetë "Shpata e Demokleut" mbi të gjithë ata që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë dhe mbi Esad Pashët e rinj, që kanë tradhëtuar interesin kombëtar dhe i kanë ngulur thika pas shpine Kosovës”, shkruan Meta, teksa ka postuar edhe një foto duke puthur Flamurin Kombëtar në protestën që organizoi vetë më 2 mars 2020. 


Lajmi kryesor:

LSI mban Konventën, Meta rimerr kartën e anëtarësisë: Partia e Referendumit po na pret, 'shpata e Demokleut' mbi tradhtarët


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?