E denoncoi si vjedhje të thjeshtë, Meta konfirmon dyshimet se zhdukja e serverit lidhet me hetimet e SPAK! Akuza Dumanit: Me Ramën duan të kapin vulën e PL

14 Maj, 12:00| Përditesimi: 14 Maj, 14:35

  • Share

TIRANE- E denoncoi si një vjedhje hard disku në partinë e tij të lënë pa roje prej vitesh, por para prokurorisë së Tiranës Ilir Meta nuk la dot pa përmendur SPAK.

“I gjithë procesi mafioz për të kapur edhe vulën e Partisë së Lirisë duhet që është si rezultatet së trios Rama-Agaçi-Dumani. Kaq” deklaroi sot Meta.

Kur e bëri publik kallëzimin, 29 mars 2024, Ilir Meta foli për një hard disk DVR të zhdukur në Partinë e Lirisë dhe ndërhyrje në komunikime të brendshme, dhe  denoncimin e bëri si vjedhje. Report Tv raportoi dyshimet se gjithçka mund të lidhje me hetimet e SPAK, dhe veprime për të marrë informacion në zyrën e Metës.

Në padi Ilir Meta thotë se qëllimi i marrjes së pajisjes DVR “ka qenë vjedhja e rrjetit të komunikimeve elektronike me të” dhe i kërkon prokurorëve të zbulojnë autorët e kësaj 'ngjarje kriminale' sipas tij dhe se cilët janë personat e interesuar për të dhënat elektronike të partisë.

Megjithatë sot me përmendjen e kreut të SPAK, Altin Dumani, Meta konfirmoi raportimin e Report Tv se ‘vjedhja’ e denoncuar nuk i ngjason aspak një të tille, por ngre dyshime se ndryshimin e hard diskut dhe ndërhyrjen në linjën e komunikimit mund ta ketë bërë SPAK, në kuadër të një hetimi ndaj kreut të Partisë së Lirisë. Në mesin e këtij misteri, Ilir Meta ka zgjedhur të luajë kartën e vjedhjes dhe angazhimin e prokurorisë në kërkim të një hajduti, për t’i treguar SPAK-ut se në fakt i ka zbuluar.

Një muaj e gjysmë pas kallëzimit Ilir Meta u pyet sot për rreth 40 minuta në prokurori, ndërsa deklaroi se nuk pret që të zbardhet. Duke mos dhënë asnjë detaj tjetër Meta, me një trëndafil në dorë, u ankua për mure të palyera dhe ashensor që nuk punon në Prokurorinë e Tiranës.

“Është e rëndësishme, është bërë kallëzimi, jam i bindur se nuk mund të ndodhë në një vend ku gjithçka është kapur nga Edi Rama. Jam shokuar nga gjendja e Prokurorinë e Tiranës, një gjendje e tmerrshme. Mal me dosje, nuk kanë ku t’i arkivojnë. Një ashensor që nuk punon, zbrita nga shkallë. Një situatë shumë e rëndë. Komisioni i ligjeve të vijë këtu të shikojë gjendjen” tha Meta.

Përmes kallëzimit, kreu i Partisë së Lirisë, denoncoi një vjedhje që sipas tij ka ndodhur brenda selisë, të DVR-së (hard diskut) me pamje të kamerave të sigurisë, episod që siç shkruhet në kallëzim pretendohet të ketë ndodhur më 6 mars pak para mesnate, në orën 23:40. E çuditshmja në kallëzimin që shfaqet si vjedhje e një pajisje elektronike, është fakti se personat e paautorizuar, që sipas Metës, kanë arritur të futen gjatë natës në selinë e partisë, kanë vendosur një tjetër DVR të re.

Ora 12:16
‘I vodhën’ PL? Meta del me trëndafil: Prokuroria në gjendje skandaloze! Gjeta mal me dosje

 

Kreu i PL-së Ilir Meta doli me trëndafil në dorë nga Prokuroria e Tiranës ku ishte për kallëzimin e tij për vjedhjen e serverave në selinë e Partisë së Lirisë. Në dalje ai tha se gjendja e prokurorisë është skandaloze në infrastrukturë e male me dosje.

'Jam shokuar nga gjendja në Prokurorinë  e Tiranës. Nuk kanë ku ti arkivojnë dosjet. Zbrita nga shkallët. Nuk punon ashensori. Duhet që deputetët të vijnë këtu. Është Ramaforma, kujdeset për kushtet për 3-4 prokurorët te SPAK që i ka kapur në xhep Ëngjëll Agaçi. Mal me dosje. Do bëjmë thirrje e kanë lënë në gjendje të mjeruar.  I gjithë procesi mafioz për të kapur edhe vulën e PL-së është rezultat i treshes Rama-Agaçi-Dumani', tha Meta pas daljes nga Prokuroria.

Sakaq, Meta pas dëshmisë akuzoi Ramën se po tenton t’i rrëmbejë vulën e PL-së, teksa në Prokurori u thirr për të dhënë sqarime në lidhje me kallëzimin e bërë për ndërhyrje në sistemin e serverëve të Partisë së Lirisë më datën 6 mars. 

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 14/05/2024 11:57

    Del Merkel ne Gjermani vetëm kurse ky trahanathari dashka bodyguard. Mos u mërzit se ne burg so i shijojnë te tjerët leket e tua

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?