Ilir Meta

Ilir Meta me fëmijët me sindromën Down, thirrje të fortë institucioneve dhe shoqërisë

21 Mars 2019, 16:59| Përditesimi: 21 Mars 2019, 17:06

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot Ditën Botërore të Sindromës Down duke i bërë një thirrje të fortë institucioneve dhe shoqërisë.

Me nje mesazh ne rrjetet sociale, Meta apelon per “solidaritet, dashuri dhe ndihmë të pakufijshme në përkrahje të tyre, për t’i ndihmuar fuqimisht për të zhvilluar potencialet drejt një jete të pavarur e të mirëintegruar”. Meta ka qenë i shqoëruar nga vajza e tij.

Postimi i Metës:

Emocione të forta ndjej gjithmonë nga dashuria e pastër që dinë të falin fëmijët e mrekullueshëm të prekur nga sindroma doën.

Përherë mbresëlënëse do të mbeten edhe takimet me ta, kur më kanë njohur me pasionet por edhe me talentet e jashtëzakonshme të tyre.

Ndenja që jam i bindur, se i kemi përjetuar të gjithë.

Ndaj sot, në Ditën Botërore të Sindromës Doën, një thirrje të fortë u bëj të gjithë institucioneve dhe shoqërisë, për solidaritet, dashuri dhe ndihmë të pakufijshme në përkrahje të tyre, për t’i ndihmuar fuqimisht për të zhvilluar potencialet drejt një jete të pavarur e të mirëintegruar.

Mirënjohje e falënderim të veçantë kam sot edhe për prindërit, por edhe edukatorët e aktivistët që kujdesen me përkushtimin ndaj këtyre fëmijëve, për këtë mision që fisnikëron jo vetëm ata, por të gjithë shoqërinë

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?