Presidenti Ilir Meta

Politikë

Ilir Meta mbështet një organizatë të shoqërisë civile: Ka largim masiv të fëmijëve, Kuvendi i ri të ngrejë Komision Hetimor

3 Shtator 2021, 13:39| Përditesimi: 3 Shtator 2021, 13:41

  • Share

Teksa pritet që shumë shpejt të nisë punën Kuvendi i ri i Shqipërisë, Presidenti Meta ka një thirrje për deputetët ende pa u betuar ata. Meta ka njoftuar se mbështet kërkesën e një organizate të shoqërisë civile për të ngritur një Komisioni Hetimor Parlamentar për çështjen e largimit masiv të fëmijëve nga Shqipëria.

Sipas një njoftimi të shpërndarë nga Presidenca kjo sipas të dhënave të bëra publike nga EUROSTAT, mbi 60.000 fëmijë janë larguar nga Shqipëria dhe kanë kërkuar azil për herë të parë në një vend të BE-së gjatë 10 viteve të fundit (2011-2020) dhe mbi 82 përqind e tyre janë nën moshën 14 vjeç.

"Thellësisht i shqetësuar për këtë largim masiv të fëmijëve nga Shqipëria, veçanërisht për faktin se destinacioni i tyre final është i paqartë, e mbështes kërkesën e CRCA/ECPAT dhe inkurajoj ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, me hapjen e Kuvendit të ri, për të hetuar gjendjen dhe vendndodhjen e tyre, analizuar arsyet dhe përgjegjësit, si dhe rekomanduar masat efikase me qëllim ndërtimin e një strategjie konkrete shtetërore për ndalimin e këtij fenomeni të rrezikshëm.

Të bëjmë gjithçka për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, duke rikthyer besimin dhe garantuar mundësi dhe hapësira të reja, për t'u ndjerë plotësisht të realizuar, për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt evropiane në Atdhe", ka nënvizuar Presidenti Meta.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?