Ilir Meta

Ilir Meta ka nisur fushatën, pasi ka frikën e vet!

10 Tetor 2020, 18:58| Përditesimi: 10 Tetor 2020, 18:59

  • Share

Një paradoks logjik dhe moral, po bluhet me mjeshtëri nga makineria e propagandës së Ilir Metës dhe punëtorët “e pavarur” mediatik të tij. Me një gjuhë të lëshuar si ata rrugaçët e lagjes, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka nisur fushtën për veten e vet. Këtë gjë po e bën në emrin e popullit. Po flet në emrin tënd o popull. Por Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me popullin. Ilir Meta ka hallin e vet. Ilir Meta nuk e di se çfarë do të thotë të jesh i varfër. Pasi i ka dhënë Gimi 700 mijë euro. Ilir Meta nuk e di se çfarë do të thotë, të mos mbushësh barkun me bukë thatë. Pasi ha ngjala dhe mban dietë me paratë që i ka grabitur Shqiptarëve. Ilir Meta nuk e kupton se arsyet ekonomike nuk të lejojnë të dërgosh fëmijën në shkollë. Pasi fëmijët e tij janë në londër në një nga shkollat më të shtrenjta në botë.

Diskursi politik dhe mediatik, i Ilir Metës është shpikja e një sallate termash, bërja turli e dekoratave që shpërndanë në Shqipëri dhe jashtë saj. Ilir Meta po luan fort me këtë pike për të fituar sadopak simpatinë e Shqiptarëve. Në mungesë të armiqve, pasi askush nuk po merret me të. Ilir Meta ka nisur të gërmojë për mëkatarë dhe armiqtë e brendshëm.

Ilir Meta duke parë që është një “kartë e djegur” në politikë, po përdor mekanizma të tjera. Si psh krijimi i formacione jo politike. Ilir Meta ëndërron një lëvizje all Tcipras si në Greqi ose një lëvizje all 5 Yje si në Itali. E për këtë ka vënë në lëvizje çdo aset që paguan me paratë që i ka vjedhur shqiptarëve. Ilir Meta duke qenë një biznesmen-politikan i ushtruar fort në profesionin e vjedhjes, grabitjes, gënjeshtrës, mashtrimit. Po bën çdo gjë për shpëtuar karrierën e tij politike. E këtë po e bën në kurrizin e vuajtur e të stër-madh të shqiptarëve.

Slogani, “mbi partitë” apo “për shqiptarët” i hedhur në treg nga Ilir Meta është thjesht elektoral. Ky slogan i Ilir Metës nuk ka çfarë të japë e të mbledhë më, në skenën politike të Shqipërisë. I vetmi slogan që Shqiptarët duhet të mbështesin është të shohin Ilir Metën në bankat e drejtësisë!

Nëse Ilir Meta nuk dënohet, atëherë mos i besoni asnjë fjalë se çdo gjë që ai bën, e bën për vete dhe jo për shqiptarët.

Komento

Komente

  • Tralala zura nje gale: 10/10/2020 21:48

    Ngado qe te vertitet Ilir Meta rruga do ta coje tek 313-ta

    Përgjigju
  • Ceco me bixhak: 10/10/2020 21:05

    Meta jo vetem te denohet por te ripet i gjalle me bixhak dhe ti hidhet kripe ne trup

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?