Politikë

Ilir Meta gjuhë lufte edhe me fëmijët e Vlorës: Do të shpartallojmë thellë bandat e 'Astirit' dhe horrat e Rilindjes

22 Prill 2021, 10:19| Përditesimi: 22 Prill 2021, 10:58

  • Share

Nga ambientet e stërvitjes së talenteve të reja të futbollit në Vlorë, Presidenti i vendit Ilir Meta ka shtuar dozat e ashpërsisë. Duke 'harruar' se është me fëmijë jo më shumë se 10 vjeç Meta ka thënë se i premton atyre "shpartallimin e bandave të 'Astirit' dhe horrave të Rilindjes"

"Në ambientet e stërvitjes së talenteve të reja të futbollit në Vlorë, me të ardhmen premtuese të "Flamurtarit" dhe Ekipit Kombëtar, ku mjeshtërit e vegjël të ekipit "Vlora B" dhe trajneri i tyre i përkushtuar Bardhyl Xhakollari më ftuan për një miqësore.

U premtova se pas 25 Prillit, kur rinia vlonjate dhe e të gjithë vendit do shpartallojë thellë ekipin e bandave të "Astirit" dhe horrave të Rilindjes, do rikthehem në fushën e tyre për të luajtur së bashku vetëm për fitoren e Vlorës dhe të Shqipërisë", shkruan Meta.

 

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?