Ilir Meta dekorohet nga Presidenti i Mongolisë

Ilir Meta dekorohet nga presidenti i Mongolisë: E pranova me kënaqësi! Takimi ishte miqësor

26 Nëntor 2022, 19:38| Përditesimi: 26 Nëntor 2022, 19:46

  • Share

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka marrë dekoratë nga presidenti i Mongolisë, Ukhnaa Khurelsukh.

Këtë e ka bërë me dije me anë të një postimi në Facebook duke thënë se priti delegacionin e kryesuar nga Kryetari i grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Mongoli, Battumur, të cilët po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Tiranë.

“Pranova me kënaqësi dekoratën e lartë të akorduar nga Presidenti i Mongolisë, Ukhnaa Khurelsukh. Takimi ishte shumë miqësor dhe i urova një vizitë të mbarë në ditët në vijim”, shkroi Meta.

Ndërsa është kthyer në politikën aktive si kryetar i PL, Meta duket se po merr vetë dekorata por të mbahet mend si Presidenti i Republikës së Shqipërisë që ka dhënë më shumë dekorata, 276 vetëm brenda 2022.

Ilir Meta me Presidentin Khurelsukh dhe grupin parlamentar të miqësisë Shqipëri-Mongoli

A.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/11/2022 04:10

    M.O.T.I.V.A.C.I.O.N.I ????!!!!

    Përgjigju
  • O tej: 26/11/2022 22:49

    Ketij spounit mire eshte ti japesh nonje mut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?