Ilir Meta dhe zëdhënësi i tij Tedi Blushi

Opinion

Ilir, me çfarë parash qëndroni ju dhe stafi juaj në Vlorë?

16 Prill 2021, 15:44| Përditesimi: 16 Prill 2021, 15:47

  • Share

Ilir Meta, që mban pozicionin e Presidentit të Republikës, ka deklaruar edhe mbrëmë në një studio televizive, siç kishte bërë disa herë më parë në daljet e tij se ai do të vazhdojë të qëndrojë larg zyrës së tij në Tiranë, por do të vazhdojë të bëjë fushatë në Vlorë.

Është e dukshme që Ilir Metën e kanë shqetësuar shumë sondazhet dhe terreni që tregojnë se LSI po shkon pikiatë, ndaj edhe ka vendosur të dalë në fushëbetejë vetë duke braktisur detyrën e Presidentit. Por, kjo histori është një fakt i gjithëditur nga çdo shqiptar, pavarësisht përgënjeshtrimit apo justifikimit qesharak që përdor Meta për këtë skandal e çmenduri të radhës.

Përtej kësaj çmendurie që Ilir Meta bën duke dalë në fushatë kur duhet të jetë mbi palët dhe simbol i Unitetit Kombëtar në cilësinë e Presidentit, ka edhe disa pyetje të cilave Ilir Meta nuk i është përgjigjur akoma. Më çfarë parash qëndron Ilir Meta në Vlorë? Me çfarë parash paguhet karburanti, me çfarë makinash udhëton? Po stafi i tij që merr rrogën në Presidencë, paguhet për të qëndruar në Vlorë në fushatën e shefit apo në institucion?

Përgjigjet mund të jenë dy: E para, janë paratë publike që Ilir Meta i përdor për të bërë fushatë për LSI-në në Vlorë, bashkë me stafin e Presidencës që paguhen nga taksat tona dhe bëjnë fushatë për bashkëshorten e shefit dhe e dyta, paratë të padeklaruara që janë ‘donacione’ nga persona të paidentifikuar.

Në të dyja rastet, Ilir Meta është me të dyja këmbët në shkelje. E mjafton vetëm kjo për të thënë se Ilir Meta është i fundit që mund të flasë për ndershmërinë, zbatimin e ligjit apo shfrytëzimin e resurseve shtetërore për fushatë elektorale.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Roland Gjoni: 16/04/2021 18:23

    monika tha qe nuk fle me ilirin me duket se fle me ate qe po merr rreze dielli

    Përgjigju
  • Pyk Rexhep kasap Bule Leka: 16/04/2021 18:16

    Ilir Meta e vërteta po përpëlitet si pula kur i presin kokën. Sepse po e ndjen gjithmon e më pran erën e Reçit.

    Përgjigju
  • meri: 16/04/2021 16:51

    Keto Pyetje duhen ber Ilir Metes direkt,ne studio televizive ,dhe nuk duhet lejuar t'i shmanget.Por,gazetaret jan frikacak,dhe Ilir Meta e di kete gje,dhe tallet me ne,dhe parat tona.Duhen gazetar te zot,per te ndergjegjesuar politikanet.

    Përgjigju
  • Mondi: 16/04/2021 16:40

    Nga fotoja dhe meqe edhe monika nuk fle me me ilirin sepse e tha vet, duken si nje kopje gay shume te lumtur qe hormonet bizarre i kane gerryer trurin

    Përgjigju
  • Kujtim: 16/04/2021 16:31

    Ore Monika tha kemi kohe s'fleme bashke. Mos i kercet gje brinjet ky Tedi ketij Like villajdutit.. ca s'ben vaki! Ca nuk na shikojne,e na degjojne veshet..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?