Ilir Ikonomi, fituesi i Çmimit 'Lumo Skëndo' me 'Apostulli-n': Ju rrëfej miqësinë e shkurtër të Fan Nolit me Mit'hat Frashërin, vizita e tyre në Gjenevë në 1921

11 Prill, 17:02| Përditesimi: 11 Prill, 23:15

  • Share

Ilir Ikonomi është fituesi i Çmimit “Lumo Skëndo” për vitin 2023. Vlerësimi për veprën më të mirë në publicistikën dhe eseistikën shqiptare iu dorëzua gjatë ceremonisë së mbajtur sot nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, ku të pranishëm ishin figura të letërsisë por edhe përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Mes 10 kandidaturash, juria e kryesuar nga Arlinda Dudaj përzgjodhi librin “Fan Noli -Apostull” të studiuesit e gazetarit, me motivacionin “Për trajtesën me objektivitet dhe profesionalizëm të jetës dhe veprës së personalitetit të shquar të kombit Fan S. Noli, duke dhënë gjithashtu një mesazh të rëndësishëm sesi studimi i historisë dhe kulturës së të shkuarës, na ndihmon për të kuptuar të tashmen e të ardhmen”.

Pasi mori ccmimin Ikonomi rrëfeu edhe disa detaje të miqësisë së shkurtër që ka zbuluar përgjatë studimit të tij mes Fan Nolit dhe Mit'hat Frasherit.

“Jam shumë i gëzuar që marr sidomos çmimin “Lumo Skëndo”. I madhi Lumo Skëndo, për të cilin unë gjithashtu kam zbuluar detaje të një miqësie të shkurtër me Fan Nolin. Në vitin 1921 Fan Noli ishte përfaqësues i Shqipërisë në Gjenevë. Dhe, Mit’hat Frashëri urdhërohet që të shkojë në Gjenevë dhe të ndihmojë Fan Nolin sepse çështja e kufirit u transferua në Lidhjen e Kombeve. Ishte data 1 shtator e vitit 1921 kur shkuan në zyrin e lordit Arthur Balfour, ish-kryeministri i Britanisë.

Hapet dera hynë të dy dhe i thanë duam që ju anglezët të na ndihmoni me çështjen e kufirit se kjo arriti kulmin, serbët dhe grekët nuk njohin kufirin.

Po thotë ai “unë jam asnjanës, pse duhet t’ju ndihmoj juve shqiptarëve?”. Dhe Noli me Frashërin i përgjigjen: Sepse ju jeni fuqi e madhe dhe duhet të na ndihmoni se ne kemi të drejtë”, tregon Ilir Ikonomi, studiues e gazetar.

"Fan Noli - Apostull"
Fan Nolin si “Apostull” studiuesi Ilir Konomi zgjedh ta sjellë përballë lexuesit përmes fakteve. Vëllimi i parë i jetëshkrimit e sjell këtë personazh kyç të historisë kombëtare të plotë, ku krahas kontributit historic, fetar e intelektual ai i paraqet lexuesve edhe ambiciet e dobësitë e tij. Në 430 faqe Konomi ka hulumtuar në arkivat vendase e të huaja, duke sjellë fakte pak të njohura rreth Nolit nga viti 1906, me mbërritjen e tij në Amerikë, deri në vitin 1920 kur vjen në Shqipëri.

Si e përgjonin amerikanët, me dyshimin se ai ishte agjent i Austrisë, dëshira e tijpër t’iu bashkuar Shpalljes së Pavarësisë apo për t’u bërë ministër, janë vetëm disa prej ngjarjeve që sjellin Fan Nolin e plotë, por edhe sfondin historik të kësaj periudhe.

Çmimi mban emrin e një figure të rëndësishme në historinë e kulturën vendase siç është Mit’hat Frashëri. Fituesit e mëparshëm të këtij çmimi, të themeluar tre vjet më parë, janë Ben Blushi dhe Lea Ypi.

A.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?