VIDEO/ Ilir Dajës ‘hiqini kapelen’, Ballkani mund me dy gola Ludogorets në Ligën e Kampioneve

11 Korrik 2023, 22:51| Përditesimi: 11 Korrik 2023, 22:57

  • Share

Ballkani e nisi me një fitore të madhe rrugëtimin e këtij sezoni në Champions League. Për llogari të raundit të parë kualifikues, kampionët e Kosovës mposhtën në stadiumin “Fadil Vokrri” 2-0 Ludogorets.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja mori një fitore të merituar teksa e dominoi të gjithë ndeshjen duke treguar cilësi në fushë.

Golat për suharekasit u shënuan nga Korenica në të 45+1 minutë dhe nga Zyba në të 55 minutë. Me këtë fitore, Ballkani është me një këmbë në raundin e dytë, me ndeshjen e kthimit që do luhet pas një jave në Bullgari.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?