Thomas Brdaric dhe Ilir Daja

Ilir Daja trajner i Partizanit, gjermani Thomas Brdaric i Vllaznisë! Të dy prezantohen nesër nga ekipet respektive

9 Gusht 2020, 21:29| Përditesimi: 9 Gusht 2020, 21:57

  • Share

Ilir Daja është trajneri i ri i Partizanit, ndërsa prezantimi zyrtar do të bëhet ditën e  nesërme në orën 11:00. Daja mbylli bashkëpunimin me klubin e Skënderbeut përpara se klubi korçare të mësonte vendimin e Gjykatës Federale për heqjen ose të dënimit 10-vjeçar nga UEFA.

Ilir Daja ka drejtuar në të kaluarën edhe Flamurtarin, Tiranën, Dinamon dhe Elbasanin. Ekipi i Partizanit e mbylli sezonin në vend të 6 jashtë Kupave të Europës.

Edhe Klubi i Vllaznisë do të prezantojë ditën e nesërme trajnerin gjerman Thomas Brdaric. Prezantimi do të bëhet në orën 11:00  në stadiumin "Loro Boriçi".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?