Ilir Daja, trajneri i Ballkanit

Ilir Daja shpallet trajneri i vitit në Kosovë

24 Dhjetor 2023, 19:59| Përditesimi: 24 Dhjetor 2023, 20:01

  • Share

PRISHTINË - Trajneri i Ballkanit në Kosovë, Ilir Daja është shpallur trajner i vitit nga Federata e Futbollit të Kosovës. Ceremonia e shpalljes së më të mirëve është mbajtur në Prishtinë mbrëmjen e së dielës.

Daja udhëhoqi Ballkanin drejt titullit kampion, ndërsa me ekipin nga Theranda u paraqit edhe në fazën e grupeve të Conference League për vitin e dytë radhazi.

“Ndihem i nderuar, do ta ndaj këtë titull me lojtarët e mi, presidentin Arsim Kabashi dhe bashkëpunëtorët e mi. Do ta ndajë me të gjithë trajnerët e Kosovës. Jam njëri mes jush, të gjithë japim kontribut për rritjen e futbollit të Kosovës”, ka thënë Daja pas çmimit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?