Ilir Daja merr drejtimin e ekipit ‘Ballkani’ në Kosovë

5 Janar 2022, 14:33| Përditesimi: 5 Janar 2022, 14:36

  • Share

Pas largimit nga skuadra e Partizanit, Ilir Daja ka gjetur skuadrën e re të cilën do ta drejtojë këtë sezon.

Daja është trajneri i ri i skuadrës së Ballkanit në Kosovë, dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke i uruar mirëseardhjen ish-trajnerit të Partizanit, Tiranës, Dinamos dhe Flamurtarit.

‘Sot në ambientin e stadiumit të FC Ballkanit klubi ka arritur marrëveshje me Trajnerin nga Shqipëria Ilir Daja. Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që Ilir Daja të merrte drejtimin e skuadrës, ndërkohë që Artim Pllozhani do të jetë ndihmës i tij.

Kryetrajneri i ri i Skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte në Tiranë , ku drejtonte klubin e FK Partizanit.

Klubi i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër , duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë. Na priftë e mbara Suharekë- shkruhet në njoftimin në rrjetet sociale.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?