Ilir Daja, trajneri i Ballkanit

Ilir Daja me mision në Shqipëri, 'piketon' 3 yjet e Superligës

3 Qershor 2023, 14:58
  • Share

Për të dytin vit radhazi, Ilir Daja ia doli të fitojë titullin kampion me Ballkanin në Superligën e Kosovës. Trajneri tanimë ka "piketuar" edhe emrat që kërkon të afrojë në ekip, për eksperiencën në kualifikueset e Champions League. Në Suharekë do dëgjohet sërish himni i Champions, me Dajën që do një paraqitje të mirë nga "portokallinjtë".

Kësisoj, janë tre emrat që pritet të afrohen te Ballakani. Duket se Daja ka në plane të bëjë merkato në Superligën shqiptare. Liridon Latifi dhe Fjoart Jonuzi të Vllaznisë janë tunduar nga ideja për të lëvizur në një ekip të ri, teksa edhe Bruno Lulaj i Tiranës është në planet e 58-vjeçarit.

Gjithçka duket e lehtë për Ballkanin, me lojtarët që nuk janë më nën kontratë me klubet e tyre. Nga mbrojtja, mesi i fushës dhe fantazia, Daja ka gjetur elementët e duhur në Shqipëri.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?