Ilir Daja dhe Shpëtim Duro

Ilir Daja dhe Shpëtim Duro, trajnerët evropianë që i mungojnë Superligës

12 Korrik 2023, 11:26
  • Share

Champions League është në turin e parë për kualifikueset e sezonit të ri. Mirë në këtë fazë kanë bërë edhe skuadrat shqiptare, që kanë shanse reale për të kaluar në turin e dytë.

Struga e Shpëtim Duro barazoi 0-0 me Zalgiris në Lituani, duke shpresuar për një rezultat të mirë në ndeshjen e kthimit në Ohër, që luhet më 18 korrik. Për herë të parë në këtë kompeticion, më shumë se forma e ekipit, në fushë u vu re edhe dora e trajnerit.

Shpëtim Duro nuk e ka herën e parë që drejton një ekip në Evropë, teksa eksperienca e tij ishte një shtysë besimi për rezultatin që i afron shqiptarët nga Maqedonia e Veriut për të kaluar në turin e dytë.

Nga ana tjetër, Ballkani i Ilir Dajës mposhti një emër si Ludogorets, me kampionët e Bullgarisë që u dukën të vegjël në fushën e "Fadil Vokrrit". Ilir Daja vijon të shkëlqejë në vitrinën evropiane, duke treguar se edhe klubi nga Suhareka mund të dominojë një ekip si Ludogorets që vlen 40 milionë euro.

Me një llogaritje të thjeshtë, Duro dhe Daja janë emrat e trajnerëve që i mungojnë Superligës shqiptare të futbollit, duke bërë mirë në Evropë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?