Ilir Beqja paditi qeverinë Berisha pas heqjes së mandatit në 2011/ Strasburgu i dërgon pyetjet shtetit shqiptar

25 Shkurt 2020, 12:57| Përditesimi: 25 Shkurt 2020, 15:58

  • Share

TIRANE- Gjykata e Strasburgut i ka dërguar shtetit shqiptar pyetjet për padinë e deputetit socialist Ilir Beqja për heqjen e mandatit në vitin 2011 me akuzën se kishte përfituar nga fondet publike.

Një vit më vonë, në vitin 2012, Beqja paditi në Gjykatën e Strasburgut, qeverinë e asaj kohe në drejtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Beqja e kishte fituar mandatin e deputetit në gusht të vitit 2009, ndërkohë që një vit më vonë Kuvendi dërgoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për ta shkarkuar atë nga ky post.

Nëse Beqja do të dalë fitues nga ky proces, atij do t'i njihen vitet që nuk e ushtruar detyrën e deputetit duke e paguar kështu për tre vitet e heqjes së mandatit.

Tre pyetjen e Gjykatës së Strasburgut

1-A ishte i ligjshëm vendimi i Parlamentit për të bërë një kërkesë të referimit në Gjykatën Kushtetuese? Në veçanti, ishte vendimi i marrë në përputhje me nenin 78/ 1 të Kushtetutës, siç u interpretua me vendimin nr. 29/2009?

2-A ishte i parashikueshëm interpretimi i Gjykatës Kushtetuese të nenit 70/ 3 të Kushtetutës?

Palët janë të ftuara të japin informacione mbi sfondin dhe çdo interpretim ose komentim doktrinor për qëllimin dhe zbatimin e nenit 70/ 3 të Kushtetutës.

3- A dha Gjykata Kushtetuese arsye të mjaftueshme për të gjetur se kërkuesi kishte shkelur kërkesat e nenit 70/ 3 të Kushtetutës?

Ndërkohë në një prononcim për Report Tv Beqja u shpreh se qëllimi i gjyqit është më tepër moral, për t'i shkuar deri në fund kësaj çështjeje. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?