Ilir Beqaj, në Dibër: Rruga e Arbërit
do të ndryshojë Dibrën

11 Nëntor 2017, 10:36| Përditesimi:

  • Share
Ashtu siç ishte parashikuar, kryeministri Edi Rama, bashkë me kabinetin e tij qeveritar po zhvillon ditën e sotme një dëgjesë me qytetarët e Dibrës.

Pas mbledhjes së qeverisë në këtë qytet, Rama ia la fjalën të parëve ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj si dhe deputetit të këtij qarku, Ilir Beqaj.

Në mënyrë të drejtpërdrejte apo tërthorazi, buxheti do të ndikojë në familjet dibrane, me transferta të shtuara, me më shumë investime.

Buxheti do të ndikoj drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetesës së dibranëve, do të ketë projekte të rëndësishme jo vetëm për rrugën e Arbërit, por edhe në sektorë të tjerë, si bujqësi, turizëm.

sigurisht që të gjithë do donim që buxheti të ishte më i madh, do donim që problemet e 15 viteve të zgjidheshin që dje, por buxheti është i limituar. Qeveria e angazhuar çdo ditë për të investuar, jem në përmbushje të programit për të cilin u votuam në 25 qershor.

Ne nuk bëjmë rrugë për fushatë. Siç ishte rasti i Ulzës, treguam se nuk bëjmë rrugë për fushatë.

Fjala e plotë:

Investimi i rrugës së Arbërit është një kthim i respektit të votës tuaj. Ne do të përmbushim çdo premtim në mandatin e dytë të qeverisë.

Rruga e Arbërit do të lidhi Dibrën me të gjitha vendet e Shqipërisë, Durrësi dhe Tirana do jenë më afër, kështu do keni mundësi të bëni plazh gjatë verës në Durrës.

Ne nuk bëjmë rrugë për fushatë. Siç ishte rasti i Ulzës, treguam se nuk bëjmë rrugë për fushatë.

Ekonomia në Dibër do të ndryshoj ashtu siç kanë ndryshuar edhe shumë vende të tjera, falë investimit në infrastrukturë.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?