Ilham Aliyev rizgjidhet president i Azerbajxhanit, Rama: Urime mik! Mezi pres të ndihmoj në hapjen e ambasadës së re shqiptare në Baku

7 Shkurt, 21:43| Përditesimi: 7 Shkurt, 22:10

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka uruar përmes një mesazhi të publikuar në rrjete sociale presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev për rizgjedhjen e tij. Ndërsa e quan një lider të padiskutueshëm të Azerbajxhanit mik, Rama thekson se shumë shpejt do të hapet ambasada shqiptare në Baku.

"Urime të përzemërta mikut tim të dashur @presidentaz për rikonfirmimin e tij si lider i padiskutueshëm i Azerbajxhanit mik, një vend i mrekullueshëm me njerëz punëtorë, të cilët, nën udhëheqjen e tij, po bëjnë hapa të mëdhenj përpara! Mezi pres të ndihmoj në hapjen e Ambasadës së re Shqiptare në Baku shumë shpejt", shkruan Rama. 

Ilham Aliyev u rizgjodh president i Azerbajxhanit të mërkurën me mbi 92% të votave, sipas rezultateve paraprake.  Aliyev është rizgjedhur disa herë që kur mori presidencën nga babai i tij.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ore derdimenë...: 08/02/2024 18:47

    E çuditshme pse ti me origjinë të krishtere dhe i natyralizuar katolik, na paske lloj, lloj turqish, miq e shokë?!! Po sidoqoftë, merret me mënd kjo...

    Përgjigju
  • Emigrant: 08/02/2024 07:58

    Bravo Rama uroe mikun azer Po pyete pse po debon popullin armen nga nagorni karabaku

    Përgjigju
  • Iris: 08/02/2024 03:40

    Pikes i ke rene me cilesimin /lider i padiskutueshem/! Nuk po /diskutohet/ prej shume vitesh qeverimi i tij.Problem eshte qe dhe politikanet shqiptare historikisht ,me pak perjashtime, kane pak dobesi per /tenura te padiskutueshme/ qe zgjasin ne infinit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?