Ilham Aliyev rizgjidhet president i Azerbajxhanit, fiton me 92,1% të votave

7 Shkurt, 21:41| Përditesimi: 7 Shkurt, 22:04

  • Share

Ilham Aliyev është rizgjedhur president i Azerbajxhanit.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazahir Panahov, njoftoi rezultatet paraprake të zgjedhjeve presidenciale, duke deklaruar se Aliyev siguroi 92,1% të votave nga 54,47% të votave të numëruara. Konkurrenti më i afërt, kandidati i pavarur Zahid Oruj, grumbulloi 2,2% të votave. Rreth 6.5 milionë njerëz kishin të drejtë të votonin në zgjedhjet e mbajtura sot në Azerbajxhan, përfshirë ata jashtë vendit.

Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), vuri në dukje se të gjashtë kandidatët në fletëvotim së bashku me Aliyev kanë mbështetur publikisht presidentin në të kaluarën. Aktivistët e të drejtave të njeriut kritikuan gjithashtu faktin se shumë gazetarë të pavarur dhe një politikan i njohur i opozitës ishin arrestuar muajt e fundit.

Gjithashtu, ka patur raportime se punonjësve të sektorit publik u është ushtruar presion për t’u drejtuar në qendrat e votimit për të siguruar një pjesëmarrje të lartë në votime. Arsyeja zyrtare e Aliyev për të çuar përpara zgjedhjet, të cilat fillimisht ishin planifikuar për vitin 2025, është se integriteti territorial i Azerbajxhanit tani është rivendosur pas pushtimit në vjeshtë të rajonit të kontestuar të Nagorni-Karabahut.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?