Foto ilustruese

Kronikë

Ilaçe të skaduara në burgje dhe tendera pa garë, SPAK nis hetimet pas raportit të KLSH të botuar në 'Shqiptarja.com'

12 Tetor 2021, 11:36| Përditesimi: 12 Tetor 2021, 13:15

  • Share

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet pas raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit që konstatoi se në depot farmaceutike në burgje ka medikamente të skaduara dhe se tenderat e zhvilluar nga Drejtoria e Burgjeve apo edhe nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara për llogari të burgjeve, 85% janë zhvilluar me pa garë. SPAK ka nisur verifikimet për të identifikuar shkeljet dhe përgjegjësitë penale të personave që kanë bërë shkelje dhe të drejtuesve.  

Hetimet e SPAK vijnë pas publikimit të raport të KLSH në Shqiptarja.com, ku ishin konstatuar problematike serioze në Drejtorinë e Burgjeve.

Raporti i siguruar nga gazetari Adriatik Doci përfshin periudhën janar 2019 deri në dhjetor 2020, ku audituesit kanë konstatuar se  depoja farmaceutike e burgjeve është jo vetëm jashtë standardeve, por janë gjetur edhe medikamente të skaduara. Në raportin e KLSH thuhet se në magazinën e medikamenteve është konstatuar edhe një medikament i rrezikshëm, kancerogjen.

“Gjithashtu, nga kontrolli fizik i kryer në magazinën e medikamenteve, u konstatuan medikamente të skaduara që në vitin 2019, por që në inventarizimin e bërë në fund të po këtij vit, nuk rezultojnë të jenë identifikuar dhe deklaruar si të skaduara dhe për pasojë të përfshiheshin në listën e medikamenteve të propozuara për tu nxjerrë jashtë përdorimi, duke fryrë fiktivisht gjendjen e medikamenteve të mundshme për përdorim”, thuhet në raport.

Ndërkohë sa i përket zhvillimit të tenderave nga Drejtoria e Burgjeve apo edhe nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara për llogari të burgjeve, për vitin 2020, 85 % e tyre janë zhvilluar me pa garë.

Po ashtu nga Kontrolli i Latë i Shtetit u konstatua një situatë kaotike në lidhje me emërimet në administratën e burgjeve, ku me gjithë përpjekjet, nuk është arritur që të plotësohen 220 vende vakante.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?