Ilaçe dhe produkte ‘çudibërëse’ online, Urdhri i Farmacistëve: Duhet ligj, persona të paautorizuar dhe certifikuar vënë në rrezik qytetarët

12 Prill, 14:52| Përditesimi: 12 Prill, 15:06

  • Share

Tregtim online i barnave të ndryshme apo edhe produktet estetike nga persona të pacertifikuar është një shqetësim që sipas Urdhrit të Farmacistëve duhet adresuar menjëherë. Kreu i urdhrit të farmacistëve, Dëfrim Goma, thotë për Report Tv se kërkohen rregullime ligjore për ta kontrolluar këtë fenomen tashmë në rrjetet sociale pasi shiten produkte të pakontrolluara si barna, çajra që pretendohen se bëjnë çudira me dobësimin apo edhe kremra të ndryshme dhe që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

“Një nga problematikat është tregtimi në distancë i barnave apo produkteve dermo estetike të pa rregulluara me ligj. Nëse pacienti porosit online një produkte nuk ka asnjë siguri. Shkon tek disa persona të pa licencuar, pa autorizuar dhe blen çarja. Nuk e kanë kualifikimin e duhur dhe është një problem. Në këtë rast të rregullohet me ligj. Çaji nuk mundemi ne që mere këtë çaj, i pa kualifikuar që s’ka lidhje me mjekësin. Rekomandon se një produkt i tillë bën çudira. Reklamohet dhe në rrjete sociale, por realisht ekziston rreziku që nga keqpërdorimi mund të krijohen pasoja. Nëse përdor fitopreparate, mund të krijohen mbivendosje ilaçesh. Ka dhe abuzime, Marrja gabim e një informacioni për një produkte shkakton pasoja", thotë Goma. 

Kreu i Farmacistëve kërkoi që lista e barnave të rimbursueshme të përditësohet çdo fillim viti, gjë e cila nuk ka ndodhur prej 3 vitesh.

“Do duhej që libri i barnave të rimbursueshme të bëhej c çdo vit në mënyrë që edhe farmacistët mos të vihen para faktit të kryer të indeksimin. Farmacistët gjenden përpara faktit të kryer që për një javë ccmimi i barnave ka ndryshuar. Problemi më i madh është kur çmimi i barnave ulet. Farmacia ka një stok dhe i shkaktohet humbje nga mbetja e këtij stoku”, tha ai.

Shqetësim tjetër për farmacistët vijon kontrabandimi i ilaçeve, fenomen që zgjerohet edhe për shkak të mungesës herë pas here të barnave të ndryshme në treg.

“Mungesa e barnave është problem për pacientin dhe farmacistët. Nuk është se mungon një bar apo gjithmonë i njëjti bar. Në treguan shqiptar vazhdimisht në periudha të ndryshme mungojnë barna të ndryshëm. Ajo që është më problematikja pastaj.  Disa barna kanë alternativa për tu zëvendësuar, por problematikja është kur nuk kanë alternativa. Mungesa e alternativave të domosdoshme, sjell mos mjekimin. E keqja është se pacienti ose I drejtohet të afërmeve në vendet jashtë, ku do ketë dhe shpenzime të tjera, ose fenomeni që pastaj është i përhapur, i nxitur dhe nga mungesa e barnave sjellja e tyre kontrabandë, të kundërligjshme apo të pa pajisur me autorizim. Përbëjnë rrezik. Kur flasim për ilaçe kontrabandë do të thotë se janë të futura në mënyrë ilegale pa ju përcaktuar kushteve dhe rregulloreve të përkatëse. Ekziston rreziku I futjes së barnave të falsifikuara dhe ku arrijnë tek pacientët askush nuk mban përgjegjësi", thotë kreu i Faramacistëve. 

Problematikat u parashtruan edhe në konferencën e 7-të kombëtare, “Së bashku për Farmaceutikën”, e organizuar nga Urdhri i Farmacistëve, pjesë e së cilës ishin pjesë edhe farmacistë nga Kosova e Maqedonia e Veriut.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?