Iku mjegulla, liqenit të Fierzës i del në pah pisllëku! Shikoni videon

26 Janar, 12:35| Përditesimi: 26 Janar, 13:05

  • Share

Sa herë që ka reshje shiu bore apo rritje të nivelit, Liqeni I Fierzës shndërrohet sërish në basenin grumbullues të mbetjeve urbane të verilindjes së vendit, Kosovës e Maqedonisë së Veriut.

Mjegulla që kishte mbuluar liqenin duke krijuar një tis të bardhë mëngjesin e sotëm krijoi një pamje fantastike.

Por nuk kaluan shunë orë dhe sapo mjegulla u daravit në pas doli pisllëku.

Pamjet jo të këndshme që ofrohet është liqeni I mbushur me mbetje plastike e spitalore.

Report Tv sjell pamjet e liqenit të ndotur.

Ne lajmin me poshtë keni si ishte sot në mëngjes. 

 

Ora 10:17
VIDEO/ Pamje fantastike nga Kukësi/ Mjegulla si tis i bardhë mbulon liqenin e Fierzës

Pamje fantastike vijnë nga Kukësi. Liqeni i Fierzës është mbuluar nga mjegulla e dendur që ka pushtuar Kukësin në orët e para të mengjesit. Mjegulla mbi liqen si re bardhë ka krijuar pamje spektakolare.

Shikoni videon 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?