Adriana Matoshi

Iku dhe tumori i tretë! Adriana Matoshi fiton betejën e tretë: Uroj të jetë i fundit

16 Mars, 11:11| Përditesimi: 16 Mars, 11:17

  • Share

Aktorja e njohur dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi mposhti me sukses, për herë të tretë tumorin. “Po kthehem me fitoren e tretë”, shkruan Matoshi përmes një postimi në facebook pasi doli me sukses nga operimi.

Ka dhe një mesazh 

Tash e di dhe vet sa peshë paska prezenca e fjalët e ngrohta. Në situata të tilla jemi krejt të barabartë. Njerëz të thjeshtë prej trupi, shpirti e zemre. Sot po ndihem ma mirë. Iku dhe tumori i tretë.

Adriana Matoshit iu desh të përballej për herë të parë me sëmundjen kur ishte shtatzënë dhe priste të sillte në jetë një fëmijë. Në 1 dhjetor 2021 iu nënshtrua një operacioni për heqjen e tumorit në tru, që iu rikthye pas 9 vitesh. 

Nuk mund të mos a mbaj premtimin. Po kthehna!

Me fitoren e tretë.

Prej ditës kur ju informova për sfidën tem të re, telefoni nuk u ndalë prej mesazheve e telefonatave.

Vazhdimisht jam prezente në klinika e spitale të ndryshme. Kur shkoj e takoj prindër të pashpresë për fëmijët e tyne, ju jap motiv e tentoj me i gjetë fjalët ma të duhuna që ia ngrohin zemrën një prindi në ato çaste.

Tash e di dhe vet sa peshë paska prezenca e fjalët e ngrohta.

Në situata të tilla jemi krejt të barabartë. Njerëz të thjeshtë prej trupi, shpirti e zemre.

Sot po ndihem ma mirë. Iku dhe tumori i tretë.

U zgjova ma në fund edhe prej një andrre të keqe.

Kur e pashë interesimin e përkrahjen e të gjithëve ju, u binda që kam ma ia dalë prapë.

Uroj të jetë sfida e fundit në lidhje me shëndetin.

Falenderoj Zotin që pranoi lutjet tona, e më drejtoi si gjithmonë tek doktorë profesionistë të cilët ma shpëtojnë jetën qe disa herë.

Falenderoj mikeshën time Sellma Dubova, një feministe e punëtore e pashoqe për krejt ata që e njohin.

Falenderoj dr. Hetem Ramadanin për krejt këshillat qysh me e mbrojt shëndetin e me ngritë imunitetin me disiplinën ditore.

Falenderoj zemrën tem, shoqen tem që këto ditë ka qëndru afër meje.

Vali përjetësisht të jam mirënjohëse.

Rina Zeka për krejt ato mesazhe t’omla e motivuese, t’du yll.

Gjunjëzohem para dashnisë tuaj t'pastër.

Ashtu qysh premtova, unë po kthehna.

Shihemi së shpejti...

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?