Ikona të Argjentinës, pamjet e rralla të Messit duke luajtur së bashku me Maradonën (VIDEO)

31 Mars 2022, 06:02| Përditesimi: 31 Mars 2022, 07:00

  • Share

Dy ikonat e Argjentinës, Maradona dhe Leo Messi dikur në vitin 2005 e ndanin fushën e lojës së bashku. Atëherë 'pleshti' ishte vetëm 18 vjeç, por me 7 paraqitjet e ti me Barcelonën, e ndihmoi ekipin të fitonte kampionatin e La Ligës. 

Messi tashmë kishte filluar të tregonte klasin e tij dhe krahasohej me legjendën Diego Armando Maradona.

Ndeshja ishte për bamirësi, ku Messi adoleshent luajti me Maradonën i cili ishte në moshën 45 vjeçare. Po ashtu futbollistë të klasit të lartë si Aguero, Simeone apo Veron, ishin pjestarë, por sigurisht vëmendjen e tërhoqi lidhja midis dy 'numrave 10'.

G.B.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?