Foto nga nje aksion i IKMT-se per shembjen e banesave

IKMT-ja me 220 punonjës i hiqet Klosit dhe kalon në varësi të Lleshajt (VENDIMI)

8 Shkurt 2020, 17:16| Përditesimi: 8 Shkurt 2020, 17:18

  • Share

Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi i qeverisë që kalon Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit nga Ministria e Turizmit në varësi të Ministrisë së Brendshme, së bashku me punonjësit dhe fondin. Kështu 220 punonjësit e IKMT-së që ishin në varësi të ministrisë së drejtuar nga Blendi Klosi tashmë kalojnë në varësi të Sandër Lleshajt, së bashku me fondin prej 93 milionë lekë.

Vendimi i plotë
Për rishpërndarjen e numrit të punonjësve organikë dhe të fondeve buxhetore në njësitë e qeverisjes qendrore, për  vitin 2020.

Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës dhe të neneve 12 e 17, të ligjit nr. 88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, me propozimin e ministrit të    Financave    dhe    Ekonomisë,    Këshilli    i Ministrave

VENDOSI:

1. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së   Turizmit   dhe   Mjedisit,   për   vitin   2020, reduktohet  me  220  (dyqind  e  njëzet)  punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të sistemit të ministrisë   në   879   (tetëqind   e   shtatëdhjetë   e nëntë) punonjës.

2. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së  Brendshme,  për  vitin  2020,  shtohet  me  220 (dyqind   e   njëzet)   punonjës   për   Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të sistemit të ministrisë në 14   484   (katërmbëdhjetë   mijë   e   katërqind   e tetëdhjetë e katër) punonjës.

3. Në  Ministrinë  e  Turizmit  dhe  Mjedisit,  për vitin  2020,  në  programin  buxhetor  “Programe për mbrojtjen e mjedisit” reduktohet fondi prej 49 300 000 (dyzet e nëntë milionë e treqind mijë) lekësh, në zërin “shpenzime korrente”, dhe në programin  buxhetor  “Administrimi  i  pyjeve” reduktohet  fondi  prej  43  700  000  (dyzet  e  tre milionë   e   shtatëqind   mijë)   lekësh   në   zërin “shpenzime korrente”.

4. Në programin “Planifikimi, menaxhimi dhe administrimi”,  për  Ministrinë  e  Brendshme, shtohet  fondi  prej  93  000  000  (nëntëdhjetë  e  tre milionë) lekësh në zërin “shpenzime korrente”, për  vitin  2020,  për  Inspektoratin  Kombëtar  të Mbrojtjes së Territorit.

5.    Numri    i    përgjithshëm    i    punonjësve organikë buxhetorë nuk ndryshon. 6.   Ngarkohen   Ministria   e   Turizmit   dhe Mjedisit,  Ministria  e  Brendshme  dhe  Ministria  e Financave  dhe  Ekonomisë  për  zbatimin  e  këtij vendimi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?