VIDEO/ IKMT tjetër aksion në bregdetin e Golemit, prish pishinën e Hotel ‘Kastrati Empire’

15 Dhjetor 2022, 12:09| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 12:23

  • Share

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot prishjen e një tjetër pishine në brezin bregdetar të Golemit. Pishina dhe të tjera ndërtime shoqëruese pranë detit dhe brenda tij, i përkasin Hotel Kastrati Empire. 

Vetëm pak ditë më parë, IKMT prishi pishinën e Hotel Prestigj, dhe më pas me shpërthim të kontrolluar edhe vetë objektin shumëkatësh.

Edhe në Himarë në IKMT shembi një objekt 4 kate mbi tokë me sipërfaqe 2160 m2 dhe 1 kat nëntoke me sipërfaqe 898.8m2, ndërtuar pa leje në Dhërmi.

Në një njoftim zyrtar të institucionit thuhet se “Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit  nuk do të bëjë asnjë tolerim për çdo ndërtim që shkel ligjin dhe cenon infrastrukturën bregdetare turistike që u përket të gjithë shqiptarëve”.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • jari: 15/12/2022 16:05

    ATY DUHET PRISHUR CDO GJE,,,,ME PISHINA E ME HOTELE,,E ME PALLATE,,,SE I KANE BERE SI SYTE E VET....I.K.M.T DUHET TE JETE NE PUNE ATY 24 ORE.....R.K.TI KENE ATA BASHKIAK QE KANE DHENE LEJE ATY......

    Përgjigju
  • Kuriozi: 15/12/2022 14:41

    Tamam be kohe per restaurimin e pishines, kursejme leket e prishjes+ dokumentacionin. Dhe e ndertojme me LEJE me te madhe me te bukur. Ypp xhixhi ????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?