36-vjeçari Bledar Delia

Kronikë

IKMT i shembi objektin pa leje te 'Rana e Hedhun', arrestohet 36-vjeçari pasi u kap duke e rindërtuar sërish

20 Qershor 2021, 10:17| Përditesimi: 20 Qershor 2021, 10:18

  • Share

Një 36-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Shëngjin të Lezhës, pasi u kap duke ndërtuar pa leje dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndërprerë punimet.

Në pranga ka rënë Bledar Delia, ndërsa Policia bën me dije se ai u pasi u kap në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompetente te “Rana e Hedhun”, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndërprerë veprimet.

Disa ditë më parë IKMT prishi një objekt në pronësi të Delias, që po e ndërtonte pa leje në zonën e "Ranës së Hedhun", por ai nuk iu bind urdhrit dhe tentoi ta rindërtonte sërish objektin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

Komento

Komente

  • tani: 20/06/2021 16:18

    Nuk merr vesh maloku me fjale..vetem dru do...

    Përgjigju
  • fisheku: 20/06/2021 10:32

    Sinjali te jete i qarte koha kur "Toka eshte e zene" ka kaluar. Te parandalohet ndertimi pa leje dhe cdo ndertim pa leje te prishet. PIKE.... Te lihen hapesira per njerezit ne bregdet te mos privatizohet i gjithi. Deti uji toka ju perket te gjitheve kjo eshte liria

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?