IKMT aksion në Ksamil, prishen kioskat pa leje

2 Shkurt, 13:18| Përditesimi: 2 Shkurt, 13:19

  • Share

Një aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje ka nisur sot në Ksamil.

IKMT në bashkëpunim me Inspektoratin Vendor të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur sot aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil, kryesisht ato të ndërtuara para zgjedhjeve të majit 2023.

Deri në këto momente janë prishur 7 objekte pa leje, ndërkohë që aksioni vazhdon. Objektet që po prishen janë kryesisht kioska.

Në mbështetje të dy strukturave janë edhe forca të Komisariatit të Policisë Sarandë si dhe Policia Bashkiake e Sarandës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?