Ikën Vitore Tusha, në krye të KED-së për 2021 gjyqtari i lartë Ervin Pupe

3 Janar 2021, 09:19| Përditesimi: 3 Janar 2021, 11:49

  • Share

Nga e marta e 5 janarit 2021 Vitore Tusha nuk do të jetë më në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, një post që e mbajti  vetëm për pak muaj kur u largua Ardian Dvorani. Prej vitit  2019 ky këshill ka përzgjedhur 6 gjyqtarët e rinj kushtetues që më në fund në  përmbyllje të 2020-ës e bënë atë funksionale.

Sipas ligjit, KED me 9 anëtarë, riformatohet çdo vit duke nisur me trupën e re nga 5 janari.  Shorti i hedhur në presidencë më 4 dhjetor 2020 e la Tushën jashtë KED.

Anëtarët e rinj të KED janë Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska, ndërsa anëtar zëvendësues nga gjykata Kushtetuese u zgjodh Fiona Papajorgji. Nga Gjykata e Lartë anëtarë do të jetë Ervin Pupe, ndërsa Ilir Panda u zgjodh anëtar zëvendësues. Pupe pritet të marrë edhe drejtimin e KED përgjatë vitit 2021, si gjyqtari më i vjetër.

Përfaqësues i prokurorisë së Përgjithshme u zgjodh Adnan Xholi, aktualisht drejtues në prokurorinë e përgjithshme. Gjykata e Apelit do të përfaqësohet nga gjyqtarët Astrit Kalaja dhe Elona Toro dhe prokuroria e Apelit nga Gjon Fusha dhe Genti Xholi.

Rilinda Selimi do të jetë përfaqësuesja e gjykatës Administrative në KED, e cila nga 5 Janar do të mbajë mbledhjen e konstituimit për një mandat deri më 31 dhjetor 2021.

Pjesë e KED ishte edhe ish kryeprokurorja Arta Marku e cila përgjatë 2021 nuk do të jetë më. Këshilli i Emërimeve në drejtësi kontrollon, interviston, pikëzon e rendit listën e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese të cilën më pas ja përcjellë presidentit dhe parlamentit për emërim. Aktualisht Gjykatës Kushtetuese me në total i mungojnë 3 anëtarë që duhet të vijnë nga radhët e Gjykatës së Lartë.

Ervin Pupe dhe Vitore Tusha

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 03/01/2021 19:00

    Ne te senes te shkoje kokrra e korrupsionit me kene dhe pa nandat ne Kushteturse kete bibe

    Përgjigju
  • goni: 03/01/2021 17:40

    I hodhi kopilet ne drejtesi kjo baxhella e Pashk Tushes dhe shkoi ne te semes....

    Përgjigju
  • demi: 03/01/2021 17:37

    Keta qe nuk duan te bejne vaksinen nqse e ze Coviti mos i prekni me dore te shkojne ne te semes se shumica shpellare jane.....

    Përgjigju
  • tosi: 03/01/2021 15:15

    Shkofte ne ts s'emes se futi ne kushtetuese nje mashtruese qe nuk ka bere veting dhe nuk ka punuar nje dite si gjyqtare por eshte militante e Nafije dybekut fallxhores se leshelise. Sonila bejtja juristja qe u be gjyqtare kushtetuese pa gjykuar nje gjyq.

    Përgjigju
  • Vlora: 03/01/2021 13:12

    Gruaja e Shkelzen Selimit te hequr si njeriu me negativ i Gjykates se Larte,perfaqeson figurat me te pastra te drejtesise??????Skam si ta kuptoj se ca lesh vetingu po behet tani????Po si duket kercet paraja????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?