Ikën karantina, rikthehen 'puthjet e përqafimet' (Vëzhgimi i Report Tv në Tiranë)

14 Qershor 2020, 16:02| Përditesimi: 14 Qershor 2020, 16:23

  • Share

TIRANË- Heqia e karantinës dhe orareve kufizuese të lëvizjes rikthen puthjet, përqafimet dhe dhënien e dorës mes njerëzve edhe pse shifrat e të infektuarve me COVID-19 përgjatë javës së fundit janë rritur.

Nga një vëzhgim i kamerës së Report Tv teksa shifra e të infektuarve këtë të diel arriti në 57 persona, distancimi shoqëror thuajse nuk ekziston.

Janë këto disa nga momentet e dhënies së duarve, ecjes pranë njëri tjetrit dhe përqafimeve.

Edhe taksitë duket sikur kanë harruar kushtet që duhet të plotësojnë për të qarkulluar, ku në disa prej tyre nuk respektohen vendosja e maskave e dorezave.

Nuk mungojnë edhe ata të cilët për kamerën e Report Tv shprehen se masat janë të domosdoshme, por sipas këtij zotërie COVID-19 ka shkaktuar vetëm dy vdekje në Shqipëri, të tjerat raste kanë pasur edhe komplikacione të tjera.

"Masat janë të mira për t'a parandaluar, por nga të gjithë ata që kanë ndërruar jetë, 2 veta mund të kenë ndërruar nga COVID-i, të tjerët të gjithë i kanë pasur komplikacione. Mosdhënia e dorës, është një problem relativ, kjo është gruaja ime, unë mund të rri 2 m larg, por në shtëpi jemi bashkë. Maskën e vë kur jemi të detyruar. Prej 9 Mars 2020 zyrtarisht në vendin tonë është regjistruar rasti COVID-19 dhe deri më tani nga 12 qarqe të vendit asnjë s'ka mbetur i paprekur nga virusi.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fbjdnfdn: 14/06/2020 17:37

    Pse u nxirrni fytyrat more vemje?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?