'Ika te kryetarja e bashkisë, s'kam çfarë të bëj thotë'! PD: 9 muaj pas tërmetit, banorët e Durrësit akoma nuk po gjejnë zgjidhje

31 Gusht 2020, 10:34| Përditesimi: 31 Gusht 2020, 10:37

  • Share

TIRANE-Kryetari i degës së PD-së në Durës, Ferdinand Xhaferraj ka denoncuar gjendjen e një familje në Porto Romano, që iu dëmtua shtëpia nga tërmeti, por ia vlerësuan me kategorinë 'DS3' duke i dhënë vetëm 5 mln lekë.

Pronarja e banesës Vera Përgega thotë se askush nuk i ka dhënë zgjidhje dhe nuk di asgjë se çfarë do të bëhet me shtëpinë e saj të rrënuar nga tërmeti. Vera Përgega tregon se megjithëse ka trokitur në çdo derë shteti, askush nuk do t'ja dijë për hallin e saj dhe të shumë banorëve të tjerë që i ka zënë i njëjti hall.

Mua më doli DS3 shtëpia. DS3 i thonë 5 milionë. I mora ato 5 milionë, m'u dukën vonë me u marrë se jam në hall. Hyjmë, filluam riparimet, bëmë gropën këtu, duke riparuar instalimet, hatri i Zotit ra soleta. Deshi Zoti, faleminderit Zoti shpëtuan robt pa vdekur. Ika te policia, thanë kështu puna. Thanë ne s’kemi punë me këtë punë.

Nuk është për ne kjo punë. I them operativit të zonës, thotë shko te kryetarja e Komunës. Ika te kryetarja e Komunës, nuk kam çfarë të bëj thotë. Mos më hajde fare, unë nuk kam çfarë të bëj. I kanë marrë lekët ata që nuk kanë fare problem në botë. Shumë mirë ore që i kanë marrë po të paktën të më japin mua lekun tim.

Çfarë mund të bëj unë më 5 milion lekë? Ja të vijnë, të vijnë, edhe ato që i kam bashkuar dhe blerë do t’i bashkoj e t’i hapi e le t’i bëjë kush të dojë. Me 5 milionë hallall ia bëftë Zoti të ma bëjnë shtëpinë. Unë kam nevojë për shtëpi. Ata kanë thënë është për shembje, kjo shtëpi nuk bëhet.

Tani hajde ta bëjnë me 5 milionë unë s’di kujt t’i them, kujt t’i them më unë. S’kam lënë derë pa shkuar e pa u ankuar, për të kërkuar të drejtën time, e drejta që më takon” denoncoi Vera Përgega.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haha: 31/08/2020 14:18

    Ferdinant karabushi do ndryshoj cilesine e ajrit ... por edhe oreksin e ketij temit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?