Igumenicë/ Kapen 800 kg kanabis, arrestohet shoferi dhe shoqëruesja...dyshohet se vinte nga Shqipëria

24 Shkurt 2020, 11:57| Përditesimi: 24 Shkurt 2020, 16:27

  • Share

IGUMENICË- Një sasi prej 800 kg kanabis është kapur mëngjesin e sotëm nga policia greke dhe dyshimet e para janë se vinte nga Shqipëria. Aksioni për kapjen e kësaj sasie është zhvilluar rreth orës 06:00 (me orën greke), ku droga ishte fshehur në një kamion frigoriferik.

Në pranga kanë rënë dy grekë, shoferi dhe shoqëruesja e tij. Fillimisht u raportua se droga kishte kaluar nga dogana e Qafë Botës në Sarandë, por burime zyrtare i thanë Report TV se një lajm i tillë është i pavërtetë. Ata konfirmojnë se nga kjo doganë nuk ka kaluar kamioni frigoriferik i kapur në Greqi.

Droga u kap pranë një qendre me vaska peshkimi në Sajadhë, ishull grek e për pasojë dyshohet se mund të jetë transportuar edhe me skaf ose varka.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fier: 24/02/2020 22:15

    Vlonjate?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?