Igli Tare paralajmëron Italinë: Kombëtarja jonë po rritet! Do ta shihni, atë ditë do të jenë 80 mijë njerëz

11 Dhjetor 2023, 17:30| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 17:36

  • Share

Igli Tare shpjegon arsyet e ndarjes nga klubi bardhekaltër i Lazios pas 18 viteve: “Ishte koha të ndaheshin në mënyrë civile, pa qejfmbetje”.

Ai ka bashkëpunuar gjatë me trajnerin që kryeson Serie A me Interin: “Simone Inzaghi ishte i paracaktuar, studionte futboll gjithë ditën. Ishte normale që të përmirësohej. Ai e bëri këtë me përulësi dhe përkushtim, tani është një trajner i kompletuar”.

“Nuk është vetëm Seria A, gjithçka mund të ndodhë në një çast. Duke studiuar mund të zbuloni se kush është më i mirë, kush është përpara. Anglia me Premier League, padyshim. Por edhe Gjermania" thotë Tare kur pyetet për të ardhmen e tij në “Corriere della Sera”

I pyetur se për kë do të bëjë tifo më 15 qershor në Dortmund kur do të luhet Itali-Shqipëri, Tare përgjigjet

“Tre të katërtat e mia do të mbështesin Shqipërinë, çereku Italinë. Kjo, sepse lidhja mes nesh shqiptarëve dhe vendit tuaj është shumë e fortë. Do të shihni, atë ditë do të jenë 80 mijë njerëz që do të këndojnë himnin e Mamelit, mes tyre edhe shqiptarë. Kjo ka ndodhur tashmë në Genoa, 9 vite më parë.

Një marrëdhënie e ngushtë na lidh me Italinë, e cila është gjithashtu e vështirë të shpjegohet për shkak të asaj se sa e thellë dhe e rrënjosur është. Pastaj, kujdes: kombëtarja jonë po rritet shumë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë për Italinë. Spalletti është i mirë, ai e di mirë këtë” thotë ai për “Corriere della Sera”

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?