Kristjan Asllani dhe Igli Tare

Igli Tare mburr Asllanin në Itali: Ka karakter të fortë, kemi folur së bashku

30 Janar, 13:59
  • Share

Kristjan Asllani ishte ndër më të mirët në fushë në fitoren 0-1 të Interit kundër Fiorentinës, me mesfushorin e Kombëtares që dha asistin për Lautaron. Për formën e elbasanasit foli edhe Igli Tare, ish-drejtori i Lazios.

Për Radio TV Serie A, Tare mburri në Itali talentin kuqezi, duke thënë se ka pasur mundësi që të flasin së bashku.

"Asllani është një lojtar i cili më pëlqen shumë. Edhe në aspektin e karakterit, e njoh, pasi është edhe shumë mik me djalin tim dhe shpesh kemi pasur mundësinë të flasim. Asllani është shumë i vendosur në atë që dëshiron, por për të merituar atë fanellë, nevojitet shumë sakrificë dhe shumë punë. Për t’u bërë një lojtar i madh, duhet kaluar nëpërmjet ndeshjeve si ajo ndaj Fiorentinës. Dhe ai dha një përgjigje të rëndësishme. Elozhet e Inzagit në fund të ndeshjes e vërtetojnë”, tha Tare duke folur për mesfushorin e talentuar shqiptar të Interit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?