Begaj në tavolinë me përfaqësues fetarë dhe politikë

Iftari i parë i muajit të shenjtë të ‘Ramazanit’ bën bashkë përfaqësuesit politikë! Meta, Alibeaj në tavolinë me Veliajn dhe Ballën! E pranishme edhe Kim

23 Mars 2023, 20:28| Përditesimi: 23 Mars 2023, 20:55

  • Share

Iftari i parë i muajit të shenjtë të Ramazanit ka bërë bashkë disa prej figurave kryesore të politikës shqiptare. Në një darkë të shtruar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ku i pranishëm ka qenë edhe presidenti i vendit, Bajram Begaj, të pranishëm kanë qenë edhe figurat kryesore të partive politike shqiptare.

Ajo çfarë bie në sy është fakti se në të njëjtën tavolinë janë të ulur, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, sekretari i Përgjithshëm i PS-së. E pranishme në tavolinë me ta është edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Begaj i ulur pranë kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë si dhe kryegjyshit botëror bektashian, Baba Mondit, ka shprehur edhe urimet e tij për nisjen e muajit të shenjtë.

“Ishte kënaqësi e madhe për mua t’i bashkohesha tryezës së iftarit të parë të muajit të shenjtë të Ramazanit. Ky muaj është një mundësi, në të cilën shqiptarët e besimit mysliman afrohen me Zotin nëpërmjet agjërimit dhe veprave të mira. Dëshiroj t’i uroj agjërim të lehtë e të pranuar të gjithë besimtarëve. Ramazani është muaji i paqes, mëshirës hyjnore dhe solidaritetit ndërnjerëzor. Është muaji i mirësisë ku dalin në pah cilësitë më të mira të njeriut si përkushtimi, toleranca, durimi dhe dashuria për Zotin e njëri-tjetrin.  Gëzuar Muajin e Bekuar të Ramazanit! Të keni paqe e begati në familjet tuaja! Agjërim të lehtë e të pranuar!”-shkruan Begaj.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • katoliku: 30/03/2023 11:47

    Qe krytari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise njihet edhe si kryetar i Bashkesise islame te Shqiperise e kemi e dimme mire, por ju zoti Kreshnik a e dini se ne kalendarin syrtar te Komunitetit Mysliman Te Shqiperise esbte e zyrtarizuar edhe dita e Ashures ose dita e dhjete sipas perkthimit ne gjuhen shqipe. Shteti vepron drejte neqoftese e zyrtarizon si dite ose Faste Zyrtare.

    Përgjigju
  • Kreshnik: 29/03/2023 11:40

    Tjeter fakt qe bie ne sy eshte edhe ftesa qe nuk i esbte drejtuar komuniteteve fetare.Persa i permet Kryegjyshates. Boterore esbte institucion i brendshem i Komunietit Mysliman te Shqiperise,qe do te thote se ka ardhur koha qe shteti te mos abuzoje me Kryegjyshaten boterore,sepse Kryetari i Komunitetit MySliman eshte edhe kryetar i Bashkesise islam, Pra aktualisht ne postin e kryetarit te Bashkesise Islam te Shqiperise esbte zoti Bujar Spahiu

    Përgjigju
  • andi: 26/03/2023 13:28

    Pyetje per Komunitetin Mysliman - A kane detyrim politikanet myslimane te agjerojne gjate Muajit te Ramazanit?

    Përgjigju
  • anonim: 26/03/2023 12:42

    Ne foto te iftarit shikohet edhe mistiku mysliman dervish Mondi. "ashuret* u *harruan* deri ne diten e Matemit.

    Përgjigju
  • Oputt: 23/03/2023 23:19

    Iftari qe duhej te ishte per fukarenjte. Qe agjerojne. Gylenxhijte bejne qoka me like balla e kimete...yyyttt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?