Idrizi ironizon kandidatin e Berishës në Himarë: Shqiponja në flamur nuk simbolizon shqiponjën shqiptare, por vetullën e Fredit

28 Shkurt 2023, 17:58| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 19:28

  • Share

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka reaguar ka ironizuar kandidatin e Sali Berishës për bashkinë e Himarës Fredi Belerin. Idrizi ironizon deklaratat e Belerit lidhur me flamurin e Vorio Epirit gjatë një takimi të këtij të fundit në ishullin Samos të Greqisë, ku nga pas shfaqej flamuri i Vorio Epirit.

‘Shqiponja në flamur nuk simbolizon shqiponjën shqiptare, as shqiponjën bizantine. Shqiponja në këtë flamur simbolizon thjesht vetullat e Fredit.’- shkruan Idrizi.

Postimi i Idrizit

Pak ditë më parë, Idrizi u shpreh se Beleri është i dënuar me vendim gjykate për masakrën e Peshkëpisë dhe si i tillë, nuk do të ketë mbështetjen politike të PDIU në zgjedhjet e 14 majit.

“PDIU nuk i ka bërë kurrë thirrje mbështetësve të një partie tjetër politike se si duhet të votojnë, por sot është koha t’i bëjmë thirrje shqiptarëve të mos votojnë Fredi Bejlerin, njeriun e akuzuar për masakrën e Peshkëpisë dhe i dënuar me vendimin e Gjykatës Vlorë, me nr 224/24.9 2004 dhe me numër 302/26.12.2006 me 3 vite burg për dhunim të simboleve shtetërore shqiptare”, tha Idrizi.

Kujtojmë se skandali i fushatës së Fred Belerin, u denoncua fillimisht nga deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku. Deputeti i PD-së, është shprehur se Beleri haptazi ka shkelur sovranitetin e vendit duke përdorur për fushatë, flamurin e ‘vorio epirit’. Ai u kërkoi demokratëve të mos e votonin, ndërsa shtoi se duhet refuzuar nga çdokush një person i cili shkel integritetin territorial dhe sovranitetin kushtetues të vendit. Edhe kreu i çamëve, Shpëtim Idrizi, pak ditë më parë teksa njoftoi se do dalë në zgjedhje i vetëm, u kërkoi shqiptarëve të mos votojnë Fred Belerin. 

Video është bërë publike nga vetë kandidati kandidat i përbashkët i PD-së dhe PL në rrjetet e tij sociale. Ai u bën thirrje emigrantëve shqiptar që jeton në Samos të Greqisë që ta mbështesin, duke i premtuar zgjidhje të problemeve me të cilat ata përballen. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?