Izraeli po përgatitet të kryejë një operacion tokësor në Rafah, i cili është paralajmëruara prej disa kohësh.
Zëdhënësi ushtarak Daniel Hagari, duke iu referuar lajmit se Hamas pranoi marrëveshjen për një armëpushim të propozuar nga Egjipti dhe Katari, u shpreh se me gjithë zhvillimet e fundit, vijojnë përgatitjet për operacionin në qytetin jugor të Gazës, ku prej disa orësh popullësia po evakuohet.
‘Ne shqyrtojmë çdo përgjigje shumë seriozisht dhe shterojmë çdo mundësi për negociatat dhe kthimin e pengjeve në shtëpitë e tyre sa më shpejt të jetë e mundur’, tha Hagari.
Lajmi kryesor:
Hamasi i thotë ‘po’ marrëveshjes për armëpushim, por Izraeli nuk tërhiqet: Po sulmojmë në Rafah! Propozimi, larg kërkesave tona
G.K/ReportTv.al