Ideale për në verë, vetëm 5 minuta / Speca me kos dhe gjizë nga zonja Albana

17 Korrik 2023, 11:38| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 11:40

  • Share

Speca me kos dhe gjizë

Përbërësit:

  • 1 kg speca
  • 3 thelpinj hudhër
  • 5 lgj kos
  • 5 lgj ajkë
  • 3 lgj gjizë
  • 1 lç uthull
  • 1 tufë koper

Përgatitja:

Pasi i kemi larë specat i vendosim të piqen në furrë. Pas pjekjes largojmë lëkurën dhe i presim në rripa ose në rondele. Gjizën, ajkën dhe kosin i përziejmë me koper, hudhër dhe pak uthull. Zhysim specat në salcën kremoze dhe e konsumojmë të ftohtë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?