“Një impuls i shtuar për ekonominë e vendit” Ky është qëndrimi i ministres së Financave Delina Ibrahimaj e pyetur lidhur me pr/ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor të miratuar nga qeveria dhe dërguar në kuvend për diskutim e votim.
“Unë si ministre e Financave gjykoj që ai ligj sjell impuls të shtuar në ekonominë e vendit dhe nuk ka asnjë arsye pse të ketë debate mbi miratimin e këtij ligji apo debate të tjera rreth miratimit të këtij ligji. Është një ligj që është në funksion dhe në vende të tjera të rajonit e botës. Një sektor i ekonomisë që nuk ka pse të mos zhvillohet” tha Ibrahimaj gjatë konferencës për median
Ndërkohë opozita ka bërë thirrje për të votuar kundër këtij pr/ligji duke akuzuar Ramën se po shpërblen ata që e ndihmuan të fitojë zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
Lajmi kryesor:
Ministrja e Financave bën bilancin: Rritja ekonomike 2.7%! 2.4 milionë të huaj vizituan Shqipërinë këtë vit! Shqetësim forcimi i lekut ndaj euros!
S.G//ReportTv.al