Foto ilustruese

Ibrahimaj: Ecuri pozitive e ekonomisë, të ardhurat rritje me 44 miliardë lekë

17 Gusht 2023, 19:49| Përditesimi: 17 Gusht 2023, 19:52

  • Share

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se ekonomia po vijon perfomancën pozitive, teksa theksoi se të ardhurat për 7-mujorin rezultuan 44 miliardë lekë më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit 2022.

“Vijon ecuria pozitive e ekonomisë. Të ardhurat totale për 7-mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 372 miliardë lekë ose 103 % të planit të të njëjtës periudhë. Krahasuar me periudhën janar – korrik të një viti më parë të adhurat u rritën me 44 miliardë lekë ose 13.6 % më shumë”, bëri të ditur ministrja.

Ndërkohë, shpenzimet e përgjithshme publike, për 7-mujorin e vitit 2023, arritën në rreth 326.5 miliardë lekë, me një realizim 91 % të planit të të njëjtës periudhë.

Krahasuar me vitin 2022, shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë 4.6 % më të larta ose rreth 14.2 miliardë lekë më shumë.

Niveli i suficitit për periudhën 7-mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 45.46 miliardë lekë nga rreth 1.38 miliardë lekë suficit i planifikuar. në të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli i suficitit rezultonte në masën 15 miliardë lekë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 18/08/2023 09:28

    deri ne vitin 2027 kursi i kembimit eur dollar amerikan pritet te qendroje stabel ne 1.15 ne keto vlera sa eshte edhe sot ne treg do jete me e lehte edhe per te blere parashikime fiskale ne kete pesevjecar ekonomik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?