Ibrahim Lici në Turqi, autoritetet turke njoftojnë ato shqiptare: Bëni gati dokumentacionin për ekstradim

25 Tetor 2022, 23:00| Përditesimi: 25 Tetor 2022, 23:09

  • Share

1666710583_WATERMARKREPORTtv.00483429.Still010.jpg

Ibrahim Lici, i shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër ka hyrë në Turqi më 24 korrik të vitit 2021, ndërsa autoritetet turke kanë sinjalizuar autoritetet shqiptare për plotësimin e dokumentare për ekstradim.

Report Tv mëson se autoritetet turke kanë sinjalizuar autoritetet shqiptare për plotësimin e dokumentacionit për ekstradim. Në letrën e siguruar nga Report Tv, vihet re se autoritetet shqiptare, janë vënë në lëvizje për plotësimin e dokumentacionit me qëllim paraqitjen e kërkesës për ekstradim.

Pra më datë 24 tetor Prokuroria e Përgjithshme i ka bërë kërkesë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër që të përgatisë dokumentacionin e plotë me qëllim vënien në dispozicion të Ministrisë së Drejtësisë për kryerjen e procedurave të mëtejshme. Megjithatë ende nuk është e qartë nëse Ibrahim Lici është arrestuar apo po mbahet nën vëzhgim nga autoritetet turke.


Lajmi kryesor:

Në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër, Ibrahim Lici në Turqi që prej korrikut! Autoritetet turke: Na sillni kërkesën për ekstradim! E paqartë nëse është arrestuar apo jo


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?