Foto ilustruese

Kronikë

I zhvaste para një gruaje duke e kërcënuar se do i publikonte fotot intime në rrjetet sociale, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

9 Tetor 2021, 09:11| Përditesimi: 9 Tetor 2021, 09:13

  • Share

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Durrës, pasi shantazhonte dhe kanoste një grua, duke i marrë para.

I riu me inicialet M. K., banues në Durrës, ka shantazhuar dhe kanosur disa herë një grua, duke i kërkuar para ose në  të kundërt do publikonte në rrjete sociale foto intime.

Ai u arrestua teksa po tërhiqte një sasi vlere monetare në një pikë të transferimit të parave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?