I zhdukur prej 4 muajsh, gjendet trupi i dekompozuar një 46-vjeçari në Pogradec

9 Prill, 08:46| Përditesimi: 9 Prill, 08:52

  • Share

Trupi i dekompozuar i një 46-vjeçari në Pogradec është gjetur sot rreth orës 07:45 në fshatin Kalivaç.

Nga verfikimet rezulton se 46-vjeçari D.H ishte larguar nga banesa e tij, para 4 muajsh, dhe nga deklarimet e familjarëve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.   

‘Më datë 09.04.2024, rreth orës 07:45, në fshatin Kalivaç, është gjetur trupi i pajetë (i dekompozuar) i shtetasit D. H., rreth 46 vjeç, banues në Kalivaç. Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij, para 4 muajsh, dhe nga deklarimet e familjarëve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.   

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?