Foto ilustruese

I zbriti nga makina sa pa postbllokun e policisë, po transportonte kundrejt fitimit 5 emigrantë të paligjshëm, në pranga 21-vjeçari në Korçë

26 Qershor 2022, 12:55| Përditesimi: 26 Qershor 2022, 13:03

  • Share

KORÇË-  21-vjeçari Enio Xhevat ra në pranga, pasi po transportonte me një makinë tip "Benz", 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, drejt Tiranës.

I  riu, banues në Korçë, pasi ka vërejtur nga largësia postbllokun e policisë, në aksin rrugor Maliq-Lozhan, në afërsi të vendit të quajtur "Tyrbja e Goçës", duke tentuar të fshihte emigrantët dhe t'i shmangej kontrolleve, ka zbritur nga "Benz-i" që ai drejtonte 5 emigrantë e paligjshëm, të cilët madje i kishte orientuar si të shmangnin postbllokun policor, dhe që t'i merrte sërish në makinë  e tij për t'i transportuar kundrejt shpërblimit, në drejtim të Tiranës.

U sekuestruan mjeti tip "Benz", tre aparate celulari dhe një sasi në vlera të ndryshme monetare, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?