Pamje nga sipërfaqja e djegur

I vuri zjarrin tokës së tij dhe i doli jashtë kontrolli, arrestohet 66-vjeçari në Tepelenë! U dogjën pemishte dhe agrume

29 Gusht 2022, 09:38| Përditesimi: 29 Gusht 2022, 10:34

  • Share

TEPELENË- Gëzim Sina ka rënë në prangat e policisë pasi i vuri flakën tokës së tij në Memaliaj dhe më pas flakët kanë dalë jashtë kontrolli. Si pasojë, zjarri ka avancuar edhe në tokën e fqinjëve.

Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur sipërfaqe toke me pemë frutore dhe agrume, në pronësi të banorëve të këtij fshati. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/08/2022 01:09

    Arrestimi nuk mjafton,detyroheni te demshperbleje fqinjet per cdo peme qe u ka djegur,por jo per prodhimin e humbur(sepse eshte dicka jo e garantuar 100 % dhe ndryshon cdo vit).Vetem keshtu marrin vesh kokegdhete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?