Pamje nga vendi i ngjarjes

I vuri tritol objektit në Shëngjin, në pranga një 21-vjeçar! Shpërthimi i parë nga 2 të tilla brenda 3 javësh, i riu dyshohet se ishte paguar për sulmin

31 Dhjetor 2020, 09:54| Përditesimi: 31 Dhjetor 2020, 16:52

  • Share

Policia e Lezhës ka njoftuar mëngjesin e sotëm se ka vënë në pranga të dyshuarin për vënien e eksplozivit më 19 nëntor në Shëngjin, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në objektin në pronësi të shtetasit Liman Gjoka 56-vjeç banues në Tiranë.

Uniformat blu të Lezhës bëjnë me dije se është kapur Erald Pajtani, 21 vjeç banues në Larushk, Krujë. Ndalimi i të riut erdhi me urdhër të prokurorisë së Lezhës, pas identifikimit të automjetit të përdorur nga autorët.

Makina me të cilën besohet se lëvizste i riu është filmuar nga kamerat e sigurisë të një biznesi dhe 21-vjeçari rezulton se e kishte marrë me qira tek një servis, për ta përdorur në sulmin me lëndë plasëse ndaj objektit në ndërtim në pronësi të biznesmenit Liman Gjokës.

I riu dyshohet të ketë bashkëpunuar dhe me persona të tjerë për vendosjen e lëndës plasëse dhe vijon puna për identifikimin e tyre. Nga hetimet rezulton se 21-vjeçari nuk ka ndonjë konflikt me pronarin e objektit, por ka dyshime se ai mund jetë paguar për të kryer sulmin me tritol.

"Ky shtetas, më datë 19.11.2020, në Shëngjin, Lezhë, dyshohet të ketë vendosur në një nga kolonat e një objekti në ndërtim, në pronësi të shtetasit L. Gj., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.   

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, në ngarkim të shtetasit E. P., për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”', thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 20 nëntor. Kjo ishte hera e parë e cila u ndoq nga një shpërthim i dytë në harkun kohor të 3 javëve, kur u sulmua serish me lëndë plasëse objekti në fjalë.

Ora 16:40
Foto/ I vendosi tritol objektit në Shëngjin, ky është i arrestuari! I riu nuk kishte konflikt me pronarin, dyshohet se ishte paguar për sulmin

1609428928_eraldpajtani001.jpg

Ky është 21-vjeçari Erald Pajtani i arrestuar për vendosjen e lëndës plasëse në një objekt në ndërtim në Shëngjin në pronësi të Liman Gjokës. Ndalimi i të riut erdhi me urdhër të prokurorisë së Lezhës, pas identifikimit të automjetit të përdorur nga autorët.

Makina mësohet se është filmuar nga kamerat e sigurisë të një biznesi dhe 21-vjeçari rezulton se e kishte marrë me qira tek një servis, për ta përdorur në sulmin me lëndë plasëse ndaj objektit në ndërtim në pronësi të biznesmenit Liman Gjokës.

I riu dyshohet të ketë bashkëpunuar dhe me persona të tjerë për vendosjen e lëndës plasëse dhe vijon puna për identifikimin e tyre. Nga hetimet rezulton se 21-vjeçari nuk ka ndonjë konflikt me pronarin e objektit, por ka dyshime se ai mund jetë paguar për të kryer sulmin me tritol.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?