Arma që u sekuestrua

Kronikë

I vuri gërshërët në fyt dhe armën në kokë, 60-vjeçari kërcënon se do të vrasë gruan në Malësinë e Madhe, arrestohet nga policia

30 Tetor 2021, 10:55| Përditesimi: 30 Tetor 2021, 10:59

  • Share

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi pas një konflikti ka tentuar që të vrasë gruan. Ngjarja ka ndodhur në Malësinë e Madhe, ku 60-vjeçari P.B pasi ka kërcënuar me gërshëre gruan e tij në banesë dhe më pas i ka vendosur në kokë armën dhe e ka kërcënuar se do ta vriste.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, dy karikatorë, 140 fishekë luftarak dhe një palë gërshërë.

'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe Shkodër kanë marrë njoftim se në fshatin Vermosh të Njësisë Administrative Kelmend, shtetasi P. B. kishte konflikt me bashkëshorten e tij shtetasen F. B., të cilës i rrezikohej jeta nga bashkëshorti, pasi ai e kërcënonte me mjet prerës dhe me armë zjarri.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë vënë në pranga shtetasin P. B., 60 vjeç, i cili pas një konflikti me bashkëshorten kishte tentuar ta godiste me mjet prerës gërshërë dhe e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri. Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, dy karikatorë, 140 fishekë luftarak dhe një palë gërshërë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kanosja”, ”Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?