Maxwell Azzarello, personi që i vuri flakën vetes para gjykatës

I vuri flakën vetes gjatë gjyqit të Trump, vdes burri në Manhattan

20 Prill, 07:43| Përditesimi: 20 Prill, 14:16

  • Share

Një burrë që i vuri flakën vetes jashtë gjykatës në Manhattan, ku po mbahej gjyqi i ish-presidentit Donald Trump, ka vdekur.

Departamenti i policisë së Nju Jorkut tha se njeriu, të cilin ata e identifikuan si Max Azzarello nga Florida, nuk duket se synonte Trump ose të tjerët të përfshirë në gjyq.

Dëshmitarët thanë se burri nxori pamflete nga një çantë shpine dhe i hodhi në ajër para se të lyhej me benzinë dhe t'i vinte flakën vetes të premten.

Një nga ato pamflete përfshinte referenca për "miliarderët e këqij", por nuk përmendnin Trump.

“Tani për tani ne po e etiketojmë atë si një teoricien konspiracioni”, tha policia.

Autoritetet thanë se po rishikonin protokollet e sigurisë në zonën që me shumë gjasa do të mbyllet gjatë procesit gjyqësor.

Ende nuk dihet motivi I këtij shkaku.

Ish presidenti Trump ishte në ndërtesën e gjykatës dhe nën masa sigurie u largua pas incidentit.

Zyrtarët thanë se incidenti nuk cënoi sigurinë në gjykatë, ndërsa procesi I përzgjedhjes së anëtarëve të jurisë që do të gjykojë Trump vijoi pasdite. Kështu i hapet rruga prokurorëve dhe avokatëve mbrojtës që të bëjnë deklaratat hapëse javën e ardhshme. 

Viktima ishte një person pa precedentë penalë dhe familja e tij nuk ishte në dijeni për udhëtimin.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?